Pas humbjes 0:3 ndaj Suedisë, Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar në Sevilla, për ndeshjen që do ta zhvillojë të dielën ndaj Spanjës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.
Por, tani “Dardanët” do të kenë përballë një ekip të një kalibri edhe më të madh sesa që ishte Suedia.
Vlera e ekipit të Spanjës shkon në 855 milionë euro, më shumë se 11 herë më e lartë se ajo e Kosovës.
Vlera e përgjithshme e “Dardanëve” kap vlerën e 77.2 milionë eurove.
Ndeshja e të dielës është e fundit për Kosovën në muajin mars, teksa nuk do të ketë më ndeshje për kualifikime në Kampionat Botëror deri në shtator.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.