×
  • Sport
  • Sport

    Vlera të ‘çmendura’, McGregor fitoi 55 mijë dollarë në sekondë në përballjen ndaj Poirier

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 12:02

    Dustin Poirier vikendin e kaluar bëri befasinë duke mposhtur Connor McGregor me nokaut në raundin e tretë.


    Edhe pse humbi ndeshjen, McGregor doli shumë fitimtar në anën financiare, përcjellë lajmi.net.

    McGregor fitoi rreth 55 mijë dollarë për çdo sekondë në humbjen ndaj Poirier.

    Irlandezit gjithashtu i kishte të garantuar 5 milionë dollarë vetëm që të pranojë të ‘luftojë’.

    Sipas ESPN, kjo ngjarje është shitur për se paku 1.6 milionë PPV (pagesë për shikim), që nënkupton se Conor ka fituar rreth 20 milionë dollarë nga kjo.

    Nga ana tjetër, Poierier thuhet se fitoi vetëm 5 milionë euro pas fitores, vlerë e cila nëse krahasohet me McGregor është shumë e ulët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!