×
  • Sport
  • Sport

    Vlerësohet lart paraqitja e Rrahmanit kundër Interit: I vetmi që nuk iu tremb Lukakut

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 11:56

    Amir Rrahmani po tregon paraqitje të larta me Veronën në Serie A, ndërsa ka marrë lëvdata të shumta për performancën kundër Interit


    Verona u mposht 2-1 nga Interi në kuadër të javës së 12-të në Serie A, por mbrojtësi i Kosovës pati një paraqitje brilante, shkruan Reporteri.net

    Rrahmani me shumë sukses e mbuloi bishën, Romelu Lukakun, i cili nuk arriti të shënonte në këtë takim.

    lukaku rrahmaniPas duelit kundër Interit, specialistët e “Eurosport”-it i dhanë notën 6.5, por në disa media të tjera figuroi edhe nota 7 për kapitenin e Kosovës.

    “Konfirmimi i radhës nga ana e tij. Në lojën në ajër, vështirë që ta frenonte dikush, por në të njëjtën kohë ishte i vetmi që nuk iu tremb dhe ai që luftoi në çdo duel, trup më trup me gjigantin Lukakun. Shkurt, një mbrojtës shumë i zoti dhe mjaft i fuqishëm,” kështu thanë specialistët e Eurosport. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!