×
  • Sport
  • Sport

    Vojvoda: Nuk bëjmë kalkulime kur luajmë në Fadil Vokrri, kundër Çekisë kërkojmë vetëm tre pikë

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 15:48

    Mërgim Vojvoda është shfaqur shumë optimist në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes së Kosovës me Çekinë


    Kosova nesër luan me Çekinë në Fadil Vokrri me ndeshjen që fillon nga ora 15:00, shkruan Reporteri.net

    Vojvoda është optimist se mund të arrihet një rezultat pozitiv dhe se kur Kosova luan në Fadil Vokrri nuk ka kalkulime, por kërkohen vetëm pikët e plota.

    “Kemi shumë mungesa në skuadër, por konkurrenca është e shëndoshë. Do të japim maksimumin”, ka thënë Vojvoda.

    “Për çdo ndeshje ne do të futemi për tre pikë. Edhe në këtë takim futemi për tre pikë.

    “Nuk kalkulojmë në asnjë takim, sidomos kur luajmë përpara tifozëve tanë në Fadil Vokrri.

    “Çekia është tjetër nivel për dallim nga kundërshtarët që kemi luajtur më parë. Por, ne kemi punuar mjaft mirë dhe kemi marrë masat për këtë ndeshje dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë,” përfundoi mbrojtësi i Standard Liege.

    Ndryshe, Kosova pas ndeshjes me Çekinë do të përballet me Anglinë në Southampton. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!