Tetë profesionistë shëndetësorë do të dalin para gjyqit për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona, më 2020.
Nuk dihet data e gjyqit, por gjykata ka thënë se nuk fillon para vitit të ardhshëm.
Një raport mjekësor që iu ishte dhënë prokurorëve fillimisht konkludoi se Maradona ishte në agoni për më shumë se 12 orë, nuk mori trajtim adekuat dhe mund të ishte ende gjallë nëse do të hospitalizohej siç duhej, raportoi AP.
Tre gjyqtarë nga një gjykatë apeli në San Isidro konfirmuan akuzat e ngritura nga prokurorët për vrasje nga pakujdesia kundër pjesëtarëve të ekipit mjekësor të Maradonës.
Maradona, i cili fitoi Kupën Botërore me Argjentinën në vitin 1986, vdiq nga sulmi në zemër më 25 nëntor 2020, në një shtëpi jashtë Buenos Aires pas një operimi në tru dy javë më herët. Ai ishte 60 vjeç.
Autopsia e tij tregoi se vdiq nga shkaqe natyrore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.