×
  • Sport
  • Sport

    Vritet edhe një kampion i Ukrainës, ishte vetëm 16 vjeç

    Reporteri
    09 Mars 2022 | 14:39

    Vazhdojnë bombardimet dhe rritet numri i të vrarëve.

    Sulmet ajrore ruse po vazhdojnë të jenë vdekjeprurëse për popullin ukrainas, shkruan “Gazeta Express”.

    Ushtria ruse e goditi mbrëmë një ndërtesë me popullsi civile në Sumy.

    Me këtë rast, viktimë e sulmit agresor ishte edhe mundësi i ri ukrainas i Sambos, Artem Pryimenko.

    Lajmi është konfirmuar nga kreu i administratës militare rajonale të Sumyt, Dmytro Zhyvytskyy.

    16 vjeçari ishte në banesën e tij dhe ai bashkë me familjen u vranë nga sulmi ajror rus.

    Së bashku me të, dy vëllezërit e tij, Igor e Kiril, po ashtu edhe nëna, babai dhe gjyshja e tij ndërruan jetë.

    Pryimenko ishte kampion i Ukrainës në SAMBO, shkruan “Gazeta Express”.

    Nga ky sulm u vranë 21 njerëz të pafajshëm.

    Kështu, po vazhdon të rritet numri i sportistëve të vrarë në Ukrainë.

    E shumë të tjerë, por edhe ish-sportistë, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!