×
  • Sport
  • Sport

    Vritet në dhomën e hotelit berberi i Cristiano Ronaldos

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 16:35

    Një berber është goditur për vdekje me thikë në një dhomë hoteli në Zvicër.


    Ricardo Marques Ferreira u gjet i vdekur në shtrat nga një prej pastrueseve në hotelin në Zurich të Premten.

    Një 39-vjeçar është arrestuar për vrasjen e tij. I arrestuari është me kombësi braziliane. Media portugeze Correio da Manha raportoi sot se viktima ka qenë berberi i Cristiano Ronaldo.

    Berberi nga ishulli i Madeira postoi foto në mediat sociale të një fotosesioni të futbollistit në shtator 2015.

    Ferreira u gjet i vdekur në shtrat me plagë të shumta thike.

    Arma e krimit nuk u gjet në vendin e ngjarjes.

    Ndërsa nuk duhen ende motivet e vrasjes së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!