×
  • Sport
  • Sport

    Vritet një tifoz ukrainas i Man Utd, reagon klubi anglez: Jemi thellësisht të tronditur

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 18:47

    Është vrarë një tifoz ukrainas i Manchester United në luftën që po zhvillohet mes Ukrainës dhe Rusisë, transmeton Reporteri.net.

    Tifozi ukrainas, Oleksandr Kukin i cili u vra nga forcat ruse ishte një tifoz i shquar i klubit anglez, por edhe një nga themeluesit e fan-klubit të tifozëve të Manchester United në kryeqytetin ukrainas Kiev.

    Klubi angez ka shkruar në uebsajtin zyrtar të tyre se është thellësisht i tronditur me vdekjen e tifozit të tyre, gjërsa kanë shkruar se do të ndihmojnë familjen e të ndjerit, Kukin.

    “Manchester United është thellësisht i tronditur. Mësuam se Oleksandr Kukin, një nga themeluesit e fan-klubit të tifozëve të Manchester United në Kiev, ka ndërruar jetë. Një tifoz ynë i madh u vra. Makina e tij u godit nga plumbat e ushtrisë ruse,” shkroi klubi i Man Utd.

    “Gruaja dhe vajza e tij i mbijetuan tragjedisë, por pas kësaj ato u dërguan në spital dhe iu nënshtruan një operacioni. Ne u dërgojmë ngushëllimet tona me shpresën se do të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur. Klubi është duke kërkuar një mënyrë për të ndihmuar familjen e Aleksandrit dhe Tifozët e Kievit”, shkruan Manchester United

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!