×
  • Sport
  • Sport

    Vuçaj kalon nga Drita tek Deqiçi i Malit të Zi, menaxheri Dërdovski i lumtur me këtë transferim

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 13:49

    Rritja profesionale e futbollistëve shqiptarë po vazhdon të bjerë në sytë edhe të klubeve të tjera jashtë Kosovës e Shqipërisë.

    Rritja e cilësisë në ligat vendore dhe konkurrenca, ka bërë që edhe vendet e rajonit e klubet më të forta të “peshkojnë” futbollistët cilësor.

    Shembulli më i fundit është transferimi i futbollistit shqiptar, Erjon Vuçaj nga klubi Drita tek skuadra FC Decic e Malit të Zi. 31 vjeçari ka nënshkruar kontratë në kohëzgjatje prej 1.5 vitesh.

    Menaxheri Dionis Dërdovski nga Dv Sport Consult është shprehur i lumtur me këtë trasnferim duke premtuar edhe lëvizje të tjera të talenteve shqiptarë në ligat e rajonit dhe ato evropiane.

    Vuçaj është i datëlindjes 1990 nga qyteti i Shkodrës. Ai ka luajtur për disa skuadra në Shqipëri dhe së fundi është angazhuar për Dritën e Gjilanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!