×
  • Sport
  • Sport

    Vuçiq provokon gazetarët shqiptarë, tallet: Prishtina sigurt se do të luaj kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 15:28

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me Federica Mogherinin, ka provokuar gazetarët shqiptarë, derisa po u përgjigjej gazetarëve serbë lidhur me ndërtimin e stadiumit kombëtar në Serbi.

    Ai tha se Serbia do të ndërtojë stadiumin kombëtar dhe aty do të mund të luhet edhe finalja e Ligës së Kampionëve.

    Ndërsa pas ndërhyrjes së një gazetari shqiptar nga Kosova, se edhe në Kosovë po luhen ndeshje të Ligës së Kampionëve, Vuçiq reagoi duke thënë se po kur të luan në finale Crevena Zvezda me Bayernin, mund të luhet në Kosovë, ndoshta në Graqanicë, e Serbia mund ta ndërtojë një stadium të bukur atje, përcjell reporteri.net.

    Ndërsa me tallje Vuçiq thotë se ‘po, Prishtina sigurt do të luaj kundër Bayernit’.

    Më pas ai vazhdon duke pyetur gazetarët shqiptarë nëse Prishtina është duke luajtur ende futboll, se një kohë sipas tij, një herë ka qenë në ligën e parë të ish’Jugosllavisë, dhe atë ka arritur vetëm deri në vendin e 13 në tabelë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!