×
  • Sport
  • Sport

    Vullnet Sefaja kryetar i ri i KB Trepça

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 20:44

    Klubi i Basketbollit, Trepça ka ndryshuar kryesi duke ja drejtuar atë këngëtarit, tashmë të shndërrur në afarist, Vullenet Sefaja.


    Dorëzimi i detyrës të Sefaja është bërë në një restorant në Mitrovicë e ku detyra i është dorëzuar Këshillit të Ri iniciues për riorganizimin e Klubit Basketbollistik Trepça.

    “Kryetari i deritanishëm Shaban Myftari njoftoi për tërheqjen nga posti pas shumë viteve për arsye moshore. Sekretari Kemajl Muja, drejtori Besim Braha, drejtori sportiv Naim Hajrizi hapin rrugë për angazhimin e energjive të reja në klub”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim që ka bërë KB Trepça në faqen e tyre.

    “Klubi inicues i përbërë nga Vullnet Sefaja, Lindrit Misini, Albert Shala, Edin Verbiqi do të angazhohen në riorganizimin e Klubit dhe mbajtjen e Kuvendit dhe Bordit të ri të KB Trepça”, thuhet në fund të saj.

    https://www.facebook.com/kbtrepca/posts/1039391509839730

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!