×
  • Sport
  • Sport

    Vushtrria dhe KEK-u bien në Ligën e Dytë

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 19:52

    Me ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e Parë, ka përfunduar sezoni 2020/21.


    Malisheva e Grupit A dhe Ulpiana e Grupit B, kanë siguruar promovimin direkt në Superligën e Kosovës.

    Mirëpo, lajm i hidhur është se dy klube të njohura të futbollit kosovar, Vushtrria dhe KEK-u kanë rënë në Ligën e Dytë.

    Vushtrria në të shkuarën ka qenë kampion i Kosovës, ndërsa KEK-u kishte fituar Kupën e Kosovës.

    Pas një sezoni të dobët dhe me shumë probleme, Vushtrria përfundoi e fundit në grupin A, sikurse KEK-u në grupin B.

    Ato do të garojnë tashmë në nivelin e tretë të futbollit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!