×
  • Sport
  • Sport

    Vushtrria fërkon duart, nëse Rashica transferohet në Premier Ligë klubi fiton një mal me para

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 14:40

    Milot Rashica është njëri ndër emrat më të përfolur për një lëvizje të mundshme në afatin kalimtar të janarit. Ylli i Kosovës është bërë cak i disa klubeve në Ligën Premier në Angli, si dhe ne Serinë A të Italisë


    Aktualisht vlera e Milot Rashicës në tregun e transferimeve sipas “transfermarkt”, faqes së specializuar për futbollistë është plot 35 milionë euro.

    Nëse reprezentuesi i Kosovës do të ndryshojë ambient në këtë afat kalimtar atëherë njëri ndër klubet që do të përfitojë më së shumti është edhe FC Vushtrria.

    Ish-kampionëve të vendit i’u takojnë 0,5% të totalit të çdo transferimit që bën Rashica dhe në këtë mënyrë do ti mbushte arkat për gati 2 milionë euro, shkruan Gazetasheshi.com.

    Klubi nga “Ferki Aliu” do ti inkasonte hiç më pak se 1,750,000 euro. Dy vite më parë kur Rashica u transferua nga skuadra holandeze Vittese te Werder Bremen për 7 milionë euro, klubi i Vushtrrisë mori 350 mijë euro.

    Tashmë mbetet për tu parë nëse Rashica do të ndryshojë ambient në këtë afat kalimtarë, apo do ta presë atë të verës. Por, gjithsesi FC Vushtrria do të jetë një fitues i madh i cilësdo lëvizje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!