×
  • Sport
  • Sport

    Vushtrria fiton një mal me para nëse Rashica do të transferohet te Liverpooli

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 13:15

    Milot Rashica po flitet se mund të transferohet te Liverpooli për shumën prej 38 milionë eurove


    Një transferim i tillë do ta gëzonte pa masë skuadrën e Vushtrrisë, e cila po i fërkon duart, ku pritet të fitojë miliona nga lëvizja e radhës e ish-yllit të tyre, shkruan Reporteri.net

    Rregullat e FIFA-s, thonë se skuadra që e rriti lojtarin merr 5% të çdo transferimi të tij.

    Kështu, nëse Liverpooli e transferon Milotin për 38 milionë euro, athëerë afro 2 milionë euro do të shkonin në arkat e Vushtrrisë.

    Ndryshe, Rashica ishte pjesë e Vushtrrisë në periudhën 2010-2015 ku për dy sezone ishte pjesë e skuadrës së parë.

    Image result for milot rashica llamkos kosovaAi madje ka fituar edhe titullin e kampionit me skuadrën e drejtuar atë kohë nga Ismet Munishi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!