Kosova këtë muaj fillon kampanjën e kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Katari 2022’, ku ndeshjen hapëse e zhvillon në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë, shkruan Insporti.
Vetëm 3 ditë më vonë, me 31 mars do të ballafaqohet me Spanjën në Sevilje, dhe ndonëse është pranuar që loja të zhvillohet brenda territorit të Spanjës, Federata e Futbollit Spanjoll kanë thënë se, Kosova nuk do të trajtohet si komb, përkatësisht si shtet i pavarur dhe Sovran.Megjithatë, një reagim i ashpër erdhi menjëherë nga FFK, të cilët thanë se nuk pranojne në asnjë formë që të mos respektohen simbolet e shtetit.
Kundër reagimi i FFK-së ndaj asaj të Spanjës për respektimin e himnit, flamurit dhe simboleve ka bërë bujë të madhe edhe në mediet botërore.
Gazeta e njohur amerikane dhe botërore “Washington Post” ka raportuar duke publikuar reagimin e FFK-së.Deri më tani asnjë reagim nga UEFA dhe FIFA apo ndonjë zyrtarë i lartë nga këto dy instituticione nuk ka ndodhur.
Sido që të zhvillohet ndeshja, Spanja nuk është në listën e dy vendeve me të cilat Kosova e ka të ndaluar të luaj, që do të thotë ndeshja e Spanjës me Kosovën është obligative.
Dy shtete me të cilat, sipas Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Kosova e ka të ndaluar të luaj, janë Bosnjë Hercegovina dhe Serbia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.