Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk e ka përjashtuar mundësinë për ta udhëhequr një ekip kombëtar në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Francezi u largua nga klubi i Londrës veriore në vitin 2018, pasi i kishte fituar tre tituj në Premierligë dhe shtatë trofe në FA Cup gjatë qëndrimit gati 22-vjeçar në klub.
Është përfolur se Wenger do të rikthehej në rolin e trajnerit në ndonjë klub evropian, por ai vazhdon të jetë larg punës së trajnerit.
Megjithatë, i pyetur nga BeIN Sports nëse e sheh veten si tifoz apo si trajner në Kupën e Botës, 69-vjeçari tha: “E shoh veten duke punuar për ndonjë ekip”.
“Do të kem kohë të mjaftueshme dhe distancë nga puna ime e fundit, prandaj nuk do të isha kundër kësaj”, shtoi ai.
“Më duhet të them se gjithmonë kam dashur të shkojë në Kupën e Botës sepse mendoj se është punë e një trajneri të jetë aty ku futbollistët më të mirë në botë luajnë”, theksoi ai.
“Shpresoj se do të më shihni në Katar pas tri vjetësh”, nënvizoi francezi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.