Arsene Wenger e ka dhënë një deklaratë interesante ku ka krahasuar Eden Hazardin me një kalë të mbipeshë
Ylli belg gjatë verës u transferua te Real Madridi nga Chelsea, ndërsa akoma nuk ka filluar që të lë gjurmë te ‘Los Blancos’, shkruan Reporteri.net
Trajneri i njohur francez, Arsene Waenger ka thënë se Hazard nuk e ka akoma vetëbesimin që e kishte te Chelsea si dhe e ka krahasuar atë me një kalë.
“Ndiej se ende nuk e kemi parë Hazardin që e njohim nga Anglia”, ka thënë Wenger.
“Ai edhe nuk është fizikisht i gatshëm pas lëndimit që e pësoi. Mua më duket se ai nuk e ka vetëbesimin e njëjtë si në Chelsea.
“Mendoj se arsyeja është gjendja e tij fizike. Ai erdhi me shumë peshë, siç është thënë në gazeta”, theksoi ai.
“Nëse dëshiron të bësh një kalë ta humbë garën, atëherë i shton kilogramë një kali që peshon 500kg dhe mjafton me kaq,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.