Werder Bremen sot luan me Bayern Munichun në kuadër të javës së 15-të në Bundesliga
Ky duel do të fillojë nga ora 15:30 në stadiumin e famshësm, në Allianz Arena, shkruan Reporteri.net
Milot Rashica pritet të jetë titullar për Werderin, ndërsa faqja zyrtare e klubit me anë të një postimi ka thënë se vushtrriasi duhet të shënojë gol sot, pasi sa herë që ka shënuar skuadra e tij nuk ka humbur.
We’re unbeaten in every game @milotrashica has scored in this season ?
Even more reason for him to bag today ?#werder #FCBSVW pic.twitter.com/FnfOZjC80D
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) December 14, 2019
“Ne jemi të pamposhtur në secilën ndeshje që Milot Rashica ka shënuar këtë sezon”, shkruan faqja e Werder Bremen.
“Edhe më shumë arsye për të shënuar sot,”.
Ndryshe, Miloti këtë edicion ka shënuar 6 gola në Bundesligë, ndërsa për të po interesohen shumë klube të njohura evropiane. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.