Milot Rashica është rikthyer te Werder Bremen ku sot ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.
Ylli kosovar që edicionin e kaluar u zgjodh lojtari i vitit tek Werder Bremen nga sot ka filluar të përgatitet për sezonin e ri, shkruan Reporteri.net
22 vjeçari nga Vushtrria është aktiv në rrjetet sociale, derisa në postimin e tij të fundit atij i ka komentuar edhe faqja zyrtare e Werder Bremenit.
Miloti ka postuar një foto në Instagram ku tregon se pushimet për të kanë mbaruar, derisa faqja zyrtare e Werderit ka lënë një koment.
“Pushimet janë kryer, rikthehemi në punë tani,” ka shkruar Rashica në Instagram.
Derisa faqja zyrtare e klubit gjerman është përkujdesur që ta befasojë atë me një koment që i ka lënë poshtë fotos.
“Na bëhet qejfi të shohim se këmbët tuaja janë ende në zjarr”.
Ndryshe, nga edicioni i ri Milot Rashica te Werderi do ta bartë fanellën me numrin 7./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.