×
  • Sport
  • Sport

    Werderi shkrihet pas Rashicës, shikoni çfarë shkruan klubi gjerman për yllin kosovar

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 11:55

    Milot Rashica është futbollisti më i mirë i Werder Bremenit dhe ka fituar edhe zemrat e tifozëve të kësaj skuadre


    Werder Bremen sot luan me Kolnin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Bundesligë, shkruan Reporteri.net

    Pas kësaj ndeshje kampionati gjerman shkon në pushim dimëror.

    Faqja zyrtare e Werderit ka bërë një postim ku si gjithnjë protagonist është Milot Rashica.

    “Sot do të jetë hera e fundit që do ta shohim Milot Rashicën duke luajtur, deri në vitin e ardhshëm,” shkruan faqja e klubit gjerman.

    “Të shpresojmë që ai do të dhurojë show,”.

    Ndryshe, Miloti këtë edicion ka shënuar 7 gola në Bundesligë me Werder Bremenin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!