×
  • Sport
  • Sport

    West Ham dëshiron Belottin në verë, Milan ende pa lëvizje për të

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 22:25

    West Ham ka bërë një ofertë për të nënshkruar me Andrea Belottin nga Torino këtë verë, shkruan Reporteri.net.

    Fichajes raporton se skuadra e Premier League ka arritur të diskutojë një lëvizje të mundshme gjatë verës me sulmuesin që do të largohet nga Torino kur kontrata e tij të skadojë këtë verë.

    Hammers kanë propozuar një kontratë trevjeçare për italianin.

    Vlen të përmendet se për sulmuesin italian janë të interesuara edhe skuadrat italiane si, Roma, Fiorentina dhe Inter.

    Ndërkaq, vetë Belotti është duke pritur ofertën e AC Milan, pasi është i lidhur që prej fëmijërie me kuqezinjtë, por që ende nuk ka patur kontakte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!