×
  • Sport
  • Sport

    West Hami kërkon portierin e Cityt

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 21:41

    West Ham është duke planifikuar të bëjë ofertë për të transferuar portierin argjentinas të Chelseat, Willy Caballero, raporton “Evening Standard”.


    Caballero aktualisht është portier i dytë te Chelsea pas Kepa Arrizabalagas.

    Mirëpo ai mendon të largohet në verë dhe West Ham po interesohet për të.

    Caballeros 37-vjeçar i skadon kontrata me Chelsean këtë verë.

    Te skuadra londineze u transferua në verën e vitit 2017 si lojtar i lirë nga Manchester City, shkruan koha.net.

    Më herët gjatë karrierës edhe ka luajtur në La Liga me Elchen dhe Malagan. Këtë stinor Caballero ka qëndruar në portë në nëntë ndeshje në të gjitha garat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!