West Ham United ka njoftuar se ka shkëputur kontratën e Jack Wilsherit.
Pasi bëri vetëm 19 paraqitje të zhvilluar te Çekanët në dy vitet e kaluara aty, mesfushori është larguar nga klubi.
West Hami nuk kishte interesim që t’i rinovonte kontratën, andaj vendosi të shkëpuste atë aktuale.
Wilshere konsiderohej si njëri ndër mesfushorët më të mirë në Ligën Premier, derisa veçohet paraqitja e tij fantastike që e kishte te Arsenali vite më parë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Lëndimet e shumta i pamundësuan atij që të kishte një karrierë të pasur te The Gunners, duke detyruar këta të fundit që ta largonin në drejtim të rivalit lokal.
Barcelona, madje ishte shumë e interesuar në transferimin e tij në atë kohë, mirëpo që më pas lëndimet zbehën formën e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.