Paris Saint-Germaini ka kompletuar transferimin e mesfushorit holandez, Georginio Wijnaldum.
Ai do t’i bashkohet PSG-së falas, pasi në fund të muajit do t’i mbarojë kontrata me Liverpoolin.
Gjiganti parisien e mposhti Barcelonën në garë për holandezin, megjithëse për muaj të tërë u përfol se ai kishte arritur marrëveshje me klubin katalonas.
Mesfushori 30-vjeçar ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me PSG-në, e cila do ta mbajë në Parc des Princes deri në verën e vitit 2024.
Ai ishte shumë afër t’i bashkohej Barcelonës, por PSG-ja ndërhyri duke i ofruar pagë gati trefish më të lartë seç i ofroi gjiganti katalonas dhe e bindi të ndryshojë mendje.
Në Paris, Wijnaldum do të marrë deri 10 milionë euro në vit.
“Transferimi në PSG është një sfidë e re për mua”, tha Wijnaldum për faqen zyrtare të klubit.
“Jam duke iu bashkuar njërës prej skuadrave më të mira në Evropë”.
“PSG ka vërtetuar se sa të mirë janë në vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku, me tifozët tanë, mund të shkojmë edhe më larg”.
Wijnaldum i kaloi pesë vjet në Liverpool dhe vendosi të mos e vazhdojë marrëveshjen me klubin e Premierligës, duke u larguar si kampion i Evropës dhe i Anglisë nga Anfield.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.