×
  • Sport
  • Sport

    Wilder befason me deklaratën e tij, tregon se kush e ka goditjen më të fuqishme në histori të boksit

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 10:47

    Tashmë ka përfunduar meç i madh i boksit në botë, ai ndërmjet Wilder dhe Ortiz.


    Deontay Wilder arriti që ta mposht boksierin e papërshtatshëm, Ortiz pas rundit të shtatë duke e nokautuar atë, shkruan Reporteri.net.

    Wilder e mbrojti titullin e botës në kategorinë e rëndë të boksit në divizionin WBC, për herë të 10-të në karrierë.

    Ndërkaq, pas ndeshjes ai befasoi me deklaratë, ku tha se goditja e tij është më e fuqishme se e çdo boksierit tjetër në botë.

    “Mendoj se e kam fituar respektin për të thënë se jam boksieri me goditjen më të fuqishme në histori të boksit. Pikë”, tha Wilder.

    “E bëj këtë që e bëj përsëri e përsëri. U dhuroj njerëzve meçe madhështore dhe nokaute madhështore”, shtoi ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!