×
  • Sport
  • Sport

    Wilder i çon selam Joshuas akoma pa e mposhtur Ortizin

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 23:28

    Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, do të takohet sot me boksierin tjetër të frikshëm, Luis Ortiz rreth orës 4:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale.


    Ndërkaq, para këtij dueli të madh, Wilder ia ka dërguar një mesazh edhe Joshuas të cilit i kërkon meç të drejtpërdrejtë, shkruan Reporteri.net.

    Nuk dihet se a do të ndodh një meç i tillë brenda një kohë të shkurtër, pasi Joshua do të përpiqet t’i kthejë titujt (IBF, WBA e WBO) nga Andy Ruiz Jr.

    Nga e gjithë kjo, Wilder thotë se Joshua nuk ka interes të ndeshet me të dhe se nëse Ruiz fiton meçin ndaj anglezit, atëherë bota do ta ketë vetëm një kampion boksi.

    “Do të preferoja që të fitonte Ruiz Jr, sepse jemi në të njëjtin fiksim. Nëse ai fiton, e kemi mundësinë t’i unifikojmë divizionet. Më në fund do ta kemi mundësinë ta kemi një kampion, një fytyrë, një emër”.

    “Nëse fiton Joshua, nuk mendoj se do të ndodhë. Ai ka thënë se nuk ka interesim që të përballet me mua”, ka deklaruar Wilder duke thënë se beson në triumfin e Ruiz.

    “E dua unifikimin. Divizioni i kategorisë së peshave të rënda është shumë i vogël për të pasur aq shumë kampionë. E kuptoj kur kjo ndodh në klasët më të ulëta. Por, divizioni i peshave të rënda ka të bëjë me të mëdhenjtë, me fuqinë. Është divizion i veçantë”, ka shtuar kampioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!