Anthony Joshua ka arritur që ta mposhtë Andy Ruizn në meçin e tyre të dytë që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Gjyqtarët vendosën këtë përballje pasi nuk pati ndonjë nokaut nga asnjëri boksier, pasi që të dy ishin shumë të matur dhe nuk lejonin gabime, shkruan Reporteri.net
Ndërkaq, boksieri tjetër profesionit, Wilder e cilësoi Joshuan si një biçikletë që lëvizë vazhdimisht, madje ai thotë se ishte i ngjashëm me Klitchon.
“Joshua bëri atë që duhej të bënte për të fituar. Ai vrapo rreth ringut, dhe ishte në biçikletë gjatë gjithë ditës”, ka deklaruar Wilder.
“Në thelb, ai e kishte Klitschon në kamp dhe ai ishte shumë i ngjashëm me Klitscho. Kjo është gjithçka që bëri”.“Djema, duhet qëndruar përpara kundërshtarëve tuaj.
“Ndoshta unë jam shumë i fortë për këtë epokë, mentaliteti im është i ndryshëm nga luftëtarët e tjerë. Kur mendoj për veten si kampion, dua të futem në ring dhe të godas kundërshtarin tim”.
“Unë nuk do të hyjë në ring pasi të humbas nga i njëjti, të kërcejë, të mashtrojë. Unë do t’i tregoj botës dhe t’i bind ata se jam shumë më i mirë dhe se askush tjetër nuk është afër meje, veçanërisht me atë që po ndodh në division tani”, tha ai.
“Është koha për të dëshmuar se kush është më i miri”.“Dallimi është mentaliteti im që është i një bishe, një luftëtari, një mbreti, një perandori, të gjitha këto gjëra”.
“Nëse ai e quan veten mbret, ai është thjesht në anën e tij më të mirë. Ky është një sport brutal dhe kështu e trajtoj unë. Nuk dua të tregoj dashuri për askënd në ring”, përfundoi Wilder.
Kujtojmë se Joshua fitoi me anë të pikëve 108-101 dhe tani me këtë triumf ka rikthyer titujt IBF, WBA, WBO dhe IBO.
/Reporteri.net/