×
  • Sport
  • Sport

    Wilder me akuza të rënda pas fitores së Usyk: Ky është biznes, jo sport

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 17:53

    Oleksandr Usyk ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda.

    Boksieri ukrainas ka arritur ta mposhtë Anthony Joshuan në duelin e revanshit të zhvilluar sonte në Jeddah të Arabisë Saudite.

    Ukrainasi e ka mposhtur Joshuan pas 12 rundeve me vendim të pikëve të gjyqtarëve. Me këtë fitore, Usyk ka ruajtur titujt e tij në WBA, IBF dhe WBO.

    Këtë përballje e ka komentuar edhe boksieri i njohur amerikan, Deontay Wilder, i cili ka thënë:

    “Ky është një biznes, jo një sport. Të gjtihë e dinin se ai do të humbaste”.

    Paraqitja e sontme e Joshuat ka zhgënjyer të gjithë ndjekësit e boksit, derisa britaniku ka marrë kritika të shumta për lojën e tij sonte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!