Deontay Wilder dhe Tyson Fury dje janë shfaqur në konferencë për media vetëm dy ditë para meçit të madh që do të zhvillohet këtë të shtunë në Las Vegas
Më 22 shkurt, në Las Vegas, do të përballen dy boksierët e peshave të rënda, Wilder e Fury, shkruan Reporteri.net
Amerikani në konferencën e fundit për shtyp ia ka përmendur disa gjëra që nuk do të duhej.
Wilderi ia kujtoi Furyt se si e kishte gjetur atë të zhytur në kokainë dhe se si e kishte ndihmuar që të rikthehej përsëri në boks.
“Mos harro asnjëherë se kur të gjeta, ishe i zhytur në kokainë. Ishe një shtëpi e madhe, duke menduar ta vrasësh veten,” ka thënë Wilder
“Kurrë mos harro kush të riktheu në boks. Unë të riktheva, të solla zvarrë prapa, vendosa ushqim mbi tavolinën e familjes tënde për të ngrënë dhe po e bëj përsëri për herë të dytë,”.
Pas tërë këtyre fjalëve, Fury tha se këto gjëra që ka thënë Wilder janë të pavërteta. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.