×
  • Sport
  • Sport

    Wilder tallet me kundërshtarin, boksieri mahnit tifozët me fuqinë e grushtit

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 11:18

    Boksieri amerikan Deontay Wilder ka gjetur mundësinë për të reklamuar potencialin e tij fizik Kampioni i WBC ka matur fuqinë e grushtit të tij në një emison televiziv.


    “Boksieri i nokautëve” prezantoi fuqinë e grushtit të tij edhe gjatë një prove të Inside PBC Boxing. Wilderi u frymëzua nga boksierin tjetër amerikan, Jarrett Hurd, i cili e provoi i pari fuqinë e grushtit.

    Ish-kampioni i kategorisë së peshave të lehta dhe të mesme,e goditi me të gjithë forcën dhe më dorën e djathtë matësin dhe e arriti shifrën prej 935 pikëve.

    Ndërsa, kur i erdhi radha Wilderit, ai vendosi të mos godiste me të gjithë forcën që ka dhe për më tëpër me dorën e majtë.

    Edhe pse kishte dy “pengesa”, 34 vjeçari arriti shifrën prej 927 pikëve, duke mbetur vetëm tetë pikë prapa Hurd, i cili në fakt përdori të gjithë fuqinë e tij. Kjo dëshmoi edhe një hërë tjetër potencialin fizik që disponon Wilder.

    https://www.youtube.com/watch?v=22-SXCQWX2o

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!