×
  • Sport
  • Sport

    Wilder vazhdon të jetë mbreti, mjafton një grusht i fuqishëm për ta nokautuar Ortizin

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 6:48

    Deontay Wilder e ka mposhtur Luis Ortizin me nokaut në rundin e shtatë dhe kështu vazhdon të jetë kampion i peshave të rënda në WBC


    Në AMG Arena të Las Vegasit u zhvillua meçi ndërmjet Wilder dhe Ortizit, ku fitues doli boksieri amerikan, raporton Reporteri.net

    Wilder e nokautoi në rundin e shtatë Ortizin ku ia dha një grusht shumë të fortë që ishte i pa përballueshëm për kubanezin.

    Më poshtë e keni përmbledhjen e këtij meçi:

    Rundi i parë: Të dy boksierët u treguan të kujdesshëm dhe nuk sulmuan shumë njëri tjetrin. Ortiz ishte pak më këmbëngulës, dhe ia dha një goditje Wilderit.

    Rundi i dytë: Ngjashëm si i pari, boksierët u treguan të vemendshëm duke ruajtur energjinë dhe duke mos sulmuar shumë njëri-tjetrin.

    Rundi i tretë: Ortiz ka një dëshirë më të madhe për të bërë diçka më shumë dhe ia jep disa goditje ëilderit, por që dolën të jenë të përballueshme për amerikanin.

    Rundi i katërt: Ortiz e dërgon në njërën nga qoshet dhe ia jep disa goditje. Lufta nxehet kur ëilder buzëqesh dhe godet veten në gjoks.

    Rundi i pestë: Kubanezi 40 vjeçar ka një dëshirë më të madhe për të dominuar dhe ta fituar këtë takim, por që amerikani po pret momentin e duhur për ta ndëshkuar. Në këtë rund nuk pati ndonjë gjë për t’u përmendur.

    Rundi i gjashtë: Nis me dominim të lehtë të Ortizit dhe me një goditje të fortë me të djathën në drejtim të Wilderit.

    Rundi i shtatë: Meçi fillon të bëhet interesant pasi tani të dy boksierët më në fund fillojnë të luftojnë njëri me tjetrin. Pak sekonda pa përfunduar ky rund një goditje e fuqishme e Wilderit doli të jetë fatale për Ortizin.

    Kështu, tani Wilder vazhdon të mbetet kampion i peshave të rënda në ëBC dhe tani ka 42 meçe, 41 fitore, 1 barazim, ndërsa Ortiz ka në total 32 përballje me bilanc prej 30 fitoreve dhe 2 humbjeve, që të dy humbjet i ka nga Wilder. /Reporteri.net/
    Image

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!