Pas humbjes që pësoi gjatë kësaj të diele, boksieri Deontay Wilder ka deklaruar se sfida e tretë mes tij dhe Tyson Fury do të ndodhë.
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, që më 22 shkurt u mund me “KO teknik” në raundin e shtatë nga rivali britanik në duelin e zhvilluar në Las Vegas, tha se kostumi që mbajti para sfidës ishte shumë i rëndë, çka e lodhi pa nisur mirë përballja në ring.
Në kontratën mes dy boksierëve ishte edhe një klauzolë për një duel të tretë, çka Wilder është gati ta ushtrojë për të rimarrë titullin kampion.
“Kjo përballje e tretë do të ndodhë me 100%. Ne do ta ushtrojmë atë klauzolë, pasi unë e dua mbrapsht atë titull”, u shpreh Wilder, që pësoi humbjen e parë në karrierë.
Ndërsa sfida e parë mes tyre, zhvilluar në dhjetor të 2018-ës, u mbyll në barazim.
“Të jem i sinqertë, ai nuk më vrau, goditi apo dëmtoi shumë, por fakti është që kostumi që mbajta para duelit ishte shumë i rëndë. Isha i lodhur në ring dhe këmbët nuk më mbanin, ndaj dhe u rrëzova 2-3 në ring. Ai ishte gabimi im më i madh. U mundova të bëj më të mirën, por këmbët nuk më mbanin prej kostumit, të cilin e provova vetëm një natë më parë”, tha Wilder.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.