×
  • Sport
  • Sport

    Wilder zbulon se po planifikon ‘bombën’ me boksierin që mposhti Joshuan

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 12:06

    Boksieri amerikan, Deontay Wilder është duke u përgaditur për meçin ndaj Luis Ortiz përpara se të takohet me Tyson Furyn.


    Wilder ka zbuluar se është shumë afër arritjes së një marrëveshje me Andy Ruiz për një meç që do të unifikonte titujt botërorë, shkruan Reporteri.net

    Ruiz shokoi botën e boksit muajin e kaluar kur ai mposhti Joshuan në New York, duke i marrë anglezit tre tituj të botës.

    Me këtë humbje, shpresat e Wilder për një ndeshje me ish-kampionin anglez, Anthony Joshua morën një goditje tjetër, pasi i duhet të presë edhe për një kohë.

    Por, Wilder ka pranuar se një luftë me Ruiz është afër dhe mund të takohen me njëri-tjetrin përpara se rimeçi i shumëpritur me Furyn të ndodh.

    “Do të dëshiroja t’i unifikoja rripat. Është duke u afruar çdo herë e më shumë unifikimi (me Ruiz).

    “Mendoj se kjo është ajo çka divizionit të kategorisë së rëndë është duke i munguar. Duhet vetëm një kampion, një fytyrë, një emër, është Deontay Wilder.

    “Mezi po pres që kjo të ndodh. Unë jam njeriu i duhur për këtë punë”, ka thënë amerikani.

    Kujtojmë që Joshua dhe Ruiz pritet të takohen në nëntor ose dhjetor, duel ky që mund ta bëjë anglezin përsëri kampion të peshave të rënda./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!