Wolves e shpall veten kampion të Premierligës në sezonin 2018/19

Në sezonin 2018/19 kampion i Premierligës u shpall Manchester City, ndërsa pas tij u renditën të gjitha ekipet që do të marrin pjesë në Superligën Evropiane.


Vendi i shtatë i takoi ekipit të Wolverhampton, shkruan Gazeta Express.

Ky ekip e ka vendosur në biografinë e tij në Twitter se janë shpallur kampionë të Premierligës në sezonin 2018/19.

Ky ironizim erdhi pasi UEFA do të synojë të ndalojë ekipet e Superligës të marrin pjesë edhe në ligat vendore.

Madje, ata shkruan se tani është vonë për një paradë për ta festuar këtë titull.