Pas dy paraqitjeve jo bindëse kundër Real Mallorcas dhe Interit, Xavi Hernandez e ka bërë të qartë se Barcelona duhet të përmirësohet për ta fituar trofeun e La Ligas.
Blaugranët do të përpiqen t’u rikthehen fitoreve pas humbjes 1-0 nga Interi në mesjavë, teksa presin Celta Vigo në “Camp Nou” të dielën mbrëma, shkruan Marca.
“Celta nuk ka asnjë lidhje me Mallorcan apo Interin”, tha Xavi në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Celta ka një trajner që dëshiron që ekipi i tij të kërkojë topin, të jetë protagonist, të ketë prezencë në qendër të fushës.
“Vitin e kaluar ata e bënë lojën shumë të vështirë për ne. Ata sapo kanë mundur Real Betis.
“Do të na bëjnë presion. Do të jetë e vështirë për ne. Por ne duhet të ngrihemi në këmbë. Duhet të reagojmë”.
“Ne do të nxjerrim 11-shen më të mirë. Ne shikojmë lodhjen, lëndimet. Ne gjithmonë e shikojmë atë. Por ne nuk po mendojmë për Interin”.
“Ne duam të mbetemi lider nga tani deri në fund të sezonit. Ky është objektivi ynë”.
“Atëherë do të mendojmë për Interin. Jemi 100 për qind të fokusuar te Celta”.
Xavi vazhdoi dhe theu atë që Barcelona duhet të përmirësojë në mënyrë që të rikthehet me një fitore kundër Celtas.
“Duhet të gjuajmë më shumë, të guxojmë më shumë, të provojmë të përballemi me kundërshtarët një nga një”, shtoi Xavi, transmeton Klankosova.tv.
“Duhet të krijojmë më shumë. Ne kemi qenë autokritikë. Nuk bëmë një ndeshje të madhe as në Mallorca e as në Milano”.
“Ne duhet të përmirësohemi dhe të jemi më konkurrues. Duhet të jemi më optimistë përpara portës”.