×
  • Sport
  • Sport

    Xavi e dëshiron sulmuesin e Milanit në Barcelonë

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 21:05

    Sulmuesi i AC Milan, Rafael Leao raportohet se është në listën e Barcelonës me alternativat e mundshme për Erling Haaland përpara verës, përcjell Reporteri.net.

    Sipas Marca, Barcelona e ka vlerësuar operacionin e Haaland në 250 milionë euro duke përfshirë transferimin pa pagesë, pagën e lojtarit dhe komisionet.

    Klauzola e tij e lirimit është 75 milionë euro, por çmimi real në treg i lojtarit është 150 milionë euro, ndërsa Mino Raiola kërkon 60 milionë euro komisione dhe më pas ka një pagë të madhe për të paguar.

    Janë tre opsione që po konsiderohen si alternativa dhe Rafael Leao ‘është i preferuari i Laportës’ dhe ka një vlerë prej 50 milionë euro sipas burimit, por Milani aktualisht nuk është i gatshëm të shesë dhe është gati të rinovojë kontratën e tij.

    Vlen të përmendet se ylli i Rossonerëve është duke u kërkuar edhe nga skuadra e PSG-së, të cilët sipas gazetave në Francë janë të gatshëm të paguajnë në mbi 90 milionë euro.

    Veç kësaj, sulmuesi portugez nuk ka pranuar një pagë prej 4 milionë eurosh në vit.

    E, Leao është i preferuari i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!