Ylli spanjoll Xavi Hernandez ka vendosur të pensionohet në fund të këtij sezoni. Kjo pasi ka fituar shumë trofe me Barcelonën, po ashtu edhe me Al Sadd ku luan aktualisht, në të cilin klub u transferua në vitin 2015 duke lënë La Ligan pas shumë vitesh.
“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por mezi pres se çfarë do të më sjell e ardhmja si trajner”, u shpreh Xavi, duke konfirmuar se do të bëhet trajner.
“Filozofia ime si trajner është në stilin që kam zhvilluar ndër vite me Johan Cruyff dhe La Masia, dhe kjo është mënyra më e mirë për të luajtur në Barcelonë”.
“Më pëlqen t’i shikojë ekipet që e marrin iniciativën në fushë, që luajnë futboll sulmues dhe që të rikthehemi për atë që të gjithë e duam si fëmijë: posedimin në futboll”.
Xavi ka bërë 767 paraqitje me Barcelonën dhe ka shënuar 85 gola, ndërsa me Al Sadd numëron 112 paraqitje dhe ka realizuar 25 gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.