×
  • Sport
  • Sport

    Xavi po planifikon transferimin e ish-kapitenit të Arsenalit

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 13:16

    Barcelona po vazhdon krizën e saj te rezultateve nga paraqitjet jo të mira gjatë këtij edicioni.

    Blaugranët përveç eleminimit nga Liga e Kampionëve nuk janë duke kaluar formë aspak të mirë as në La Liga, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas raportimit të ‘El Nacional’, thuhet se katalunasit nën drejtimin e Xavi Hernandez janë duke përgatitur një ofertë për ish-kapitenin e Arsenalit, Aubameynag.

    Sulmuesi nga Gaboni sëfundmi ka prishur marrëveshjet me ‘Topxhinjët’, duke humbur kështu edhe shiritin e kapitenit.

    Mediat angleze po ashtu kanë raportuar se vet futbollisti është gati të largohet nga ‘Emirates’.

    Gjithçka mbetet të shihet në vazhdim pasi akoma nuk ka asgjë zyrtare nga ndonjëra palë./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!