×
  • Sport
  • Sport

    Xavi pritet ta nis me këtë formacion ndeshjen ndaj Espanyolit

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 11:17

    Tekniku spanjoll do të debutojë sonte si trajner i Barcelonës.

    Pak ditë më parë Xavi Hernandez mori drejtimin e Barcelonës pas largimit të Ronald Koeman.

    Xavi tashmë ka mbajtur disa stërvitje me klubin dhe është njohur nga afër me futbollistët.

    Ish-futbollisti i njohur sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë si trajner i Barcelonës.

    Barça e pret sonte Espanyolin nga ora 21:00, në sfidën ku synohet që të nis epoka e suksesshme me Xavin si trajner.

    ‘Blaugranët’ e kanë nisur shumë keq këtë edicion të ri, por ka entuziazëm të madh se gjërat tani do të ndryshojnë me ardhjen e trajnerit të ri.

    Ky pritet të jetë formacioni që do të hedhë në fushë sonte Xavi.

    Ter Stegen; Roberto, Araujo, Garcia, Alba; Gavi, Busquets, F De Jong; Coutinho Depay, L De Jong

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!