×
  • Sport
  • Sport

    Xavi tregon qëllimin e Barcelonës për këtë sezon

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 19:58

    Barcelona po vazhdon me problemet me krizën e rezultateve pozitive edhe me ardhjen e Xavit.

    Blaugranët nuk janë duke kaluar formë aspak të mirë duke u pozicionuar në vendin e tetë me tabelë me vetëm 24 pikë deri me tani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Eleminimi nga Liga e Kampionëve e ka lënë Barcelonën në garë në Ligën e Evropës.

    Në lidhje me qëllimin e barcës këtë edicion ka folur trajneri, Xavi Hernandez, i cili ka thënë se synimi është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

    “Objektivi kryesor është që të jemi në top-4she dhe të fitojmë tituj. Asgjë nuk mund të përjashtohet, jemi shumë larg prapa liderit, por kam besim të madh te skuadra. Rezultatet nuk janë të mira, por kam besim, ndjenjat janë më të mira dhe pozitive. Nesër është një test tjetër i madh”, tha Xavi në konferencën për media.

    Barcelona ndeshjen e ardhshme e luan të shtunën si vendas ndaj Elches në ora 18:30./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!