Xavi Hernandez është para një sfide mjaft të vështirë. Skuadra që ai e drejton, Barcelona, do të përballet me Real Madridin nesër.
Kjo “El Clasico” vjen vetëm pak ditë pas dështimit të katalonasve në Ligën e Kampionëve, ku janë buzë eliminimit.
Xavi tha se Barcelona dështoi në Evropë, por nuk do të dështojë në La Liga.
“I kuptoj dyshimet. Unë e di ku jam. Nuk kam asgje per te thene. Dështuam në ditën që nuk duhej. Më vjen keq. Unë jam po aq i trishtuar. Por ne nuk do të ndalemi, duhet të qëndrojmë pozitivë. E mora skuadrën më pak se një vit më parë për të ndryshuar rrjedhën. Unë shoh se çfarë mund të bëhet. Është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Ne dështojmë në Evropë, por jo në La Liga”, tha trajneri i Barcelonës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.