Zvicra është duke e mposhtur me rezultat 3-0 Gjibraltarin në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020
Tre shqiptarë janë duke luajtur nga fillimi për Zvicrën në këtë takim, shkruan Reporteri.net
Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Albian Ajeti startuan kundër Gjibraltarit.
Xhaka dhuroi asist në golin e parë të Zvicrës që u shënua nga Zakaria në minutën e 37-të, ndërsa Mehmedi realizoi golin e dytë për Helvetikët në minutën e 43-të. Në fund të pjesës së parë shënoi edhe Rodriguez për rezultatin 3-0.
Më poshtë mund ta shihni asistin e Xhakës dhe golin e Mehmedit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.