Granit Xhaka është shprehur i zhgënjyer me barazimin 2-2 me Watfordin.
Mesfushori shqiptar, kapiten i Arsenalit, ka zhgënjyer në barazimin 2-2 që Arsenali regjistroi në udhëtim ndaj Watford dhe këtë gjë nuk e fsheh as ai vetë në deklaratën e dhënë në përfundim të ndeshjes për “BBC”.
“Jemi shumë të zhgënjyer. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm aq keq dhe e paguam shtrenjtë. Mund të thuash se jemi të lumtur që morëm 1 pikë”, u shpreh Xhaka.
“E dinim se ata nuk kishin asgjë për të humbur dhe se do të na sulmonin, por nuk shfaqëm lojën tonë. Ne ishim shumë të frikësuar, askush nuk e donte topin”.
“Çdo skuadër në Premier League është mjaftueshëm e fortë për të shënuar, ndaj duhet ruajtur qetësia. Duhet të ishim të fortë psikologjikisht dhe ne nuk ishim sot”, deklaroi mes tjerash kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.