×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka duhet të jetë krenarë që ka një bashkëlojtarë si ky: Donim ta fitonim ndeshjen kundër Liverpoolit për të

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 13:24

    Emiliano Martinez, portieri i Arsenalit i ka dalur në krahë Granit Xhakës pas momenteve të vështira që ylli shqiptar po kalon që nga incidenti që pati me tifozët gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace


    Arsenali dje dështoi të kualifikohej në çerekfinale të Carabao Cup pasi u eliminua nga Liverpooli vetëm pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Reporteri.net

    Emiliano Martinez pas ndeshjes ka folur edhe për Granit Xhakën, i cili para disa javëve u zyrtarizua si kapiten i skuadrës, ndërsa para disa dite filloi luftën me tifozët e Arsenalit.

    “Xhaka është një udhëheqës i shkëlqyeshëm për ne dhe ne e mbështesim atë gjatë gjithë rrugës. Ne donim ta fitonim këtë lojë për të dhe për Arsenalin,” ka thënë Martinez.

    “Ai është shkatërruar. Ai ka një zemër të mirë. Ai e do klubin. Kur dikush kalon përmes kësaj, ne duhet ta mbështesim. Ne jemi bashkë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!