Lorik Cana ka zbuluar se Granit Xhaka e kishte telefonuar atë ku i ka thënë se kishte dëshirë që të luante për Kombëtaren e Shqipërisë
Kapiteni legjendar i Shqipërisë në një intervistë për mediumin francez “So Foot” ka treguar shumëçka rreth karrierës së tij, transmeton Reporteri.net
Cana gjithashtu ka treguar se Granit Xhaka e kishte telefonuar atë dhe i kishte thënë se dëshiron të luajë për Shqipërinë, por kjo mbeti vetëm dëshirë pasi FIFA nuk lejonte që ai të ndërronte Kombëtare.
“Sigurisht. Ishte rasti i vëllezërve Xhaka. Më kujtohet që vëllai i vogël, Graniti, i cili luan për Arsenalin, më telefonoi pasi dëshironte të luante në ekipin kombëtar. Në atë kohë, FIFA nuk jepte leje pasi nuk kishte pasaportën shqiptare. Një nga lojtarët e parë që luajti për Shqipërinë pasi luajti për të rinjtë e Zvicrës ishte Basha, i cili luajti për shumë vite në Serinë A, përfshirë me skuadra si Torino”, ka thënë Cana kur u pyet se a është përfshirë në thirrjet për t’iu bashkuar Shqipërisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.