×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka e nis mbarë si kapiten i Arsenalit, mposhtin Newcastlen për fitoren e parë

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 17:03

    Arsenali ka fituar në Newcastle sfidën e parë në Premier Ligë. Londinezët e kontrolluan mirë takimin, fituan me rezultat të ngushtë kundër një skuadre që tregoi se di të jetë e rrezikshme këtë sezon në shtëpinë e tyre.


    Arsenali ka arritur fitoren e parë në Premier Ligë.

    Skuadra e Unai Emery ka fituar me rezultat të ngushtë 1-0, me një gol të Pierre Emerick-Aubameyang në minutën e 59-të.

    Pjesa e parë ishte një ndeshje e ekuilibruar, me Arsenalin që kishte posedimin por mundësitë për gol ishin të Newcastle.

    Madje Shelvey goditi shtyllën në minutën e 30-të, por kjo ishte e tëra çfarë bëri Newcastle në pjesën e parë.

    Në pjesën e dytë, Arsenali u bë më kërkues dhe goli erdhi pas një gabimi të mbrojtjes se Newcastle, i cili gabim i dha mundësi Maitland-Niles që pasoi në zonë për Aubameyang i cili u gjend ballë për ballë para Dubravkas për të shënuar gol në minutën e 59-të.

    Pas golit Newcastle pati disa kundërzbritje të shpejta por deri në minutën e 80 nuk e rrezikuan portën e Lenos.

    Vlen të theksohet se para minutës së 80-të për Arsenalin debutuan edhe dy prurjet e reja, Ceballos që është huazuar nga Real Madrid dhe Nicolas Pepe i cili u ble për 80 milionë euro nga Lile. Kurse pas minutës së 80 në ndeshje është futur edhe tinejxheri brazilian Martinelli, që po ashtu debutoi në Premier Ligë dhe është njëri prej lojtarëve të rinj të transferuar te Arsenali.

    Minutat e fundit Arsenali prapë arriti që ta mbaj larg sulmin e Newcastle dhe në fund kthehen në Londër me tri pikë të vlefshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!