Arsenali pritet t’i fitojë 25 milionë euro nga shitja e Granit Xhakës në Bayer Leverkusen.
Futbollisti kosovar pritet të rikthehet në Gjermani, ndërsa vendin e tij në mesfushë tek “Gunners” do ta zë Declan Rice.
Bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe shpejt 30 vjeçari mund ta nisë punën nën urdhrat e trajnerit Xabi Alonso, shkruan mediumi britanik “The Athletic”, përcjell “Gazeta Express”.
Xhaka ishte pranë largimit nga “Emirates Stadium” edhe dy vjet më parë, por në fund dështuan bisedimet me Romën pasi atë e donte trajneri Jose Mourinho.
Menjëherë, lojtari kishte nënshkruar kontratë të re me klubin e Premierligës në gusht të vitit 2021, por tash me gjasë do të kthehet në Bundesligë një vit para se t’i skadojë kontrata.
Përfaqësuesi zviceran i ishte bashkuar Arsenalit në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbachu.
Gjatë kësaj kohe, ai i ka zhvilluar 297 ndeshje me klubin anglez, ndërsa i ka realizuar edhe 23 gola e i ka bërë 29 asistime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.