Granit Xhaka do të jetë kapiten në ndeshjen gjysmëfinale të Nations League kundër Portugalisë.
Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës ka folur për gazetën “Blick”, para ndeshjes së nesërme, raporton Reporteri.net
Ai ndihet i lumtur që do ta bartë shiritin e kapitenit edhe pse kjo nuk është hera e parë për të.
“Kjo nuk është hera e parë për mua, pasi Stephan Lichtsteiner nuk ka luajtuar asnjëherë në Ligën e Kombëve. Por unë ndihem gjithmonë i lumtur që mbaj shiritin në këto lojëra. është një nder dhe krenari dhe unë do të bëj çmos që si në fushë si jashtë saj të bëjë më të mirën si një kapiten”, ka thënë Xhaka.
Lojtari i Arsenalit poashtu u pyet edhe për shqiponjën e famshme ndaj Serbisë. Për të ishte normale, ndërsa thotë se një rast i tillë nuk do të ndodhë më.
“Ndeshjen ndaj Serbisë e shoh të rëndësishme, pasi u shënua një gol në minutën e fundit. Nga ajo ndeshje mësova shumë. Një situatë e tillë (shqiponja), nuk do të ndodh më kurrë”, ka shtuar kosovari.
Xhaka intervistën e mbylli duke thënë se në fund të karrierës shpreson që të bëhet trajner në klubin e Arsenalit apo edhe te Kombëtarja e Zvicrës.
“Edhe pse është një kohë e gjatë për ta menduar këtë, unë e shoh vetën në një rol të afërt me ekipin. Nëse kjo nuk do të jetë si trajner, atëherë në menaxhim, le të shohim”.
Kujtojmë që Zvicra luan gjysmëfinalen ndaj Portugalisë nesër (05/06/2019), nga ora 20 e 45./Reporteri.net/