×
  • Sport
  • Sport / Flet ylli i Zvicrës

    Xhaka: Kombësinë nuk e kam mohuar kurrë, shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë për ta

    Reporteri
    09 Shtator 2023 | 9:39

    Granit Xhakën e pret një nga ndeshjet më të veçanta të karrierës të shtunën mbrëma teksa mesfushori do të zbresë në fushën e stadiumit Fadil Vokrri për të sfiduar me fanellën e Zvicrës, Kosovën.

    Në një prononcim për SuperSport, Xhaka theksoi se për të nuk është aspak e lehtë të luajë kundër vendit të tij ndërsa shtoi se ai kombësinë shqiptare nuk e ka mohuar kurrë.

    “Hera e parë kundër Kosovës në Prishtinë nuk krahasohet me miqësoren, jemi përgatitur mirë. Një ndeshje mjaft e veçantë dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Shpresoj që tifozët të më presin mirë, shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë ne për shqiptarët, kurrë nuk e mohojmë që jemi shqiptarë”, ka deklaruar ai.

    Sonte Kosova – Zvicra, pritet spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!