Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës me 29 mars në Cyrih, në stadiumin e Letzigrund me fillim nga ora 18:00, transmeton Reporteri.net.
Kjo ndeshje do të jetë speciale për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, për të cilin është ndeshja e 100-të ndërkombëtare, e të cilën do ta luajë kundër Kombëtares së Kosovës.
Lidhur me ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Zvicrës Xhaka në një intervistë për “Blick” tha se është shumë emocionuese, teksa shtoi se Kosova është kundërshtari më i përsosur në përvejtorin e tij prej 100 ndeshjeve me fanellë zvicërane.
“Kjo bëhet shumë emocionuese. Jam tepër krenar që do të luaj ndeshjen e 100-të ndërkombëtare të Zvicrës. Dhe pastaj është kundërshtari i përsosur për përvjetorin tim. E gjithë familja ime jeton në Kosovë. Duhet të jetë një ndeshje jashtë për ne në Letzigrund. Nëse do të kisha ftuar të gjithë ata që donin të vinin, do të më duhej të merrja me qira të gjithë stadiumin. Miqtë e mi më të ngushtë do të jenë me siguri atje. Do të kënaqem me lojën, në fakt i njoh të gjithë kundërshtarët. Sigurisht që do të jap gjithçka për të fituar edhe këtë ndeshje”, tha Xhaka.
Tutje, Xhaka përmendi ëndrrën e tij, ëndërr kjo e cila është për të qenë kampionë bote.
“Qëllimet e mia janë gjithmonë të njëjta: Unë shkoj në një turne për ta fituar atë. Prandaj them tani: Dua të jem kampion bote. Për ta bërë këtë, megjithatë, ne ende duhet të bëjmë një hap përpara. Me këtë dua të them që ne arrijmë të mposhtim një lojtar të madh si Franca dy ose tre herë radhazi”, përmendi lojtari i Arsenal-it.
Veç të tjerash, mesfushori i Arsenalit ka fjalë të mira edhe për trajnerin e skuadrës, në të cilën luan ai, teksa tha që ajo që po bën Mikel Arteta është jashtëzakonisht e mirë.
“Ne kemi investuar shumë në frymën e ekipit, takohemi shumë më tepër jashtë futbollit. Dhe ajo që po bën trajneri ynë Mikel Arteta është jashtëzakonisht e mirë. Ne luajmë futboll shumë të mirë nën drejtimin e tij”